”Politika më të mira për zhvillim rural në Maqedoni”

Maqedonia

”Politika më të mira për zhvillim rural në Maqedoni”

Më: 31 maj 2017 Në ora: 08:56
Ilustrim

‘Së bashku deri në politika për zhvillim rural’ është titulli i takimit të sotëm që e organizon projekti ‘Parlamenti kombëtar rural si zë i popullatës rurale-PKR’, dedikuar për organizatat qytetare nga Rajoni planor juglindor, të cilat aktivisht punojnë në fushën e zhvillimit rural.

Ky është takimi i dytë nga gjithsej tetë të planifikuarit të cilat duhet të mbahen në periudhën maj-qershor në secilin nga rajonet planor të Maqedonisë që të identifikohen organizatat aktive qytetare dhe të fitojnë mundësi për këmbim të përvojave dhe ideve për përfshirje të tyre më të madhe në krijimin e politikave të krijuara me zhvillim rural.

PKR filloi të zbatohet në mars të këtij viti, ndërsa do të zgjat 30 muaj. Qëllimi është ta përforcojë ndikimin e shoqërisë qytetare mbi politikat lokale dhe kombëtare lidhur me zhvillimin rural, përmes rritjes së kapacitetit të organizatave qytetare rurale për rrjetëzim dhe përfaqësim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat