Është e mundshme që Maqedonia shpejtë të pranohet në NATO

Maqedonia

Është e mundshme që Maqedonia shpejtë të pranohet në NATO

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 15:50
Zoran Zaev

Në politikat e jashtme, integrimet euro-atlantike duhet të jenë prioritete kryesore të Qeverisë së re, theksojnë analistët e fushës.

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe profesori Denko Maleski, thotë se qëllimi afatgjatë i politikës së jashtme të Maqedonisë  është që të bëjë miq nga fqinjët dhe të prodhojë politikë të tillë e cila do të bazohet ndaj një besimi të ri të ndërtuar dhe ardhmërisë së përbashkët në BE.

“Në kohë afatshkurtër na duhen hapa dhe angazhim që të paktën Maqedonia të hyjë në NATO. Për atë është e nevojshme që ministri i ri të diskutojë me fqinjët, t’i bind në qëllimet tona të mira që të shkojmë drejt zgjidhjes së problemit dhe më pas të punohet në shtëpi dhe të prodhohet konsensus i brendshëm për të cilin do të duhet kohë, pasi që është e lidhur me pajtueshmërinë e opozitës, referendumin, sqarim ndaj popullit etj.”, thotë Maleski.

Ai është optimist se nëse bindet Greqia në qëllimin e mirë të udhëheqësisë së re, është e mundshme që Maqedonia të hyjë në NATO, në afat relativisht të shpejt, ndërkaq për  problemet tjera është e nevojshme më shumë durim.

“Do të duhej që këto 25 vite të kishim mësuar diçka dhe shpresoj se situata mentale nuk është e njëjta sikur kur unë isha ministër i Punëve të Jashtme dhe kur u përpoqa që t’i shpjegojë këto punë. Mendoj se vetëdija dhe njohuritë janë pjekur. Përfundimisht më herët në historinë maqedonase nuk ka ndodhur që pjesa dërmuese e popullatës ose rreth 700.000 qytetarë ta japin votën praktikisht edhe për zgjidhjen e këtij problemi”, theksoi Maleski, për REL në gjuhën maqedonase.

Profesori Mersel Bilalli, theksoi se është i bindur që Qeveria paraprake qëllimisht i ka minuar integrimet euro-atlantike të vendit, me qëllim që të qeverisë ashtu siç ka qeverisur.

“Mendoj që bashkësia ndërkombëtare do ta shpërblejë Maqedoninë dhe pres procedurë të shpejtë për pranim në NATO, fillimisht me referencën IRJM dhe sipas të gjitha gjasave fillim të bisedimeve për disa kapituj dhe besoj se procesi do të fillojë”, thotë Bilalli.

Sipas tij, është e mundshme që lehtë dhe shpejtë të zgjidhjet kontesti me emrin në situatë të marrëdhënieve të relaksuara dhe në procedurë për bisedimet me BE-në.

“Mendoj se Greqia është e gatshme për atë, pasi që problemi i Maqedonisë u bë problem për siguri rajonale, që është dëm i madh edhe për to”, tha Bilalli.

Në ekspozimin e tij në Kuvend, kryeministri, Zoran Zaev, theksoi se po marrin obligim që t’i zbatojnë të gjitha reformat prioritare nga raporti i Pribe-së. Në afat sa më të shkurtër ai premtoi se do të nisin bisedimet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat