Kryeministri Zaev bashkë me Hazbi Likën dhe Oliver Spasovskin për vizitë në Poroj të Tetovës

Maqedonia

Kryeministri Zaev bashkë me Hazbi Likën dhe Oliver Spasovskin për vizitë në Poroj të Tetovës

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 18:37
Zoran Zaev

Kryeministri, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Hazbi Lika dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot do ta vizitojnë Porojin e Tetovës, për t’i vizituar qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet.

Në ora 14:45, kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski, do të takohen me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në ora 17:30, kryeministri Zaev bashkë me ministrin Spasovski dhe kryetaren e Tetovës, Arifi, do t’i vizitojnë qytetarët në rajonin e prekur nga vërshimet (Poroj, dhe rruga lokale Tetovë-Jazhincë) ku do të shihet gjendja në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat