Kush do të këshillojë ministrat e ri, ja këshilltarët

Maqedonia

Kush do të këshillojë ministrat e ri, ja këshilltarët

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 17:20
Zoran Zaev

Njëzet e pesë ministrat po  bëjnë përzgjedhjet se kë dëshirojnë të kenë pranë kabinetit të tyre. Një pjesë e tyre tanimë e kanë bërë këtë, ndërsa pjesa tjetër ende jo.

Lirim Shabani ish-ministri i pushtetit lokal, do të jetë shef i kabinetit të ministrit të ekologjisë, Sadulla Duraku. Ai theksoi se ka bërë këtë përzgjedhje duke besuar në punën dhe profesionalizmin e tij. Në ekipin e tij janë edhe juristja Gilxhane Sakipi, që do të jetë këshilltare në kabinetin, ndërsa në ekipin e tij janë planifikuar edhe katër emra të tjerë.

Mila Carevska ministrja për punë dhe politikë sociale për shefe të kabinetit ka emëruar Sanela Shkrijelj, aktiviste e mëparshme. Ndërsa pjesën tjetër të stafit, ministrja Carevska thotë se do ta bëjë pas ndryshimeve që duhet të ndodhin në këtë dikaster ministror.

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu thotë se akoma nuk ka ekipuar kabinetin e ri. Ai thekson se për momentin ekipi është i njëjtë dhe se pret së shpejti të zgjedh këshilltarët.

“Jam duke biseduar me udhëheqësit dhe ndihmës udhëheqësit e sektorëve, që të informohem më detajisht me punën dhe aktivitetet e ministrisë, e me pas duke u bazuar në informatat e grumbulluara do të bëjë përzgjedhjen e ekipit të kabinetit, që do të jetë i nevojshëm për të menaxhuar me ministrinë”, u shpreh Suhejl Fazliu, ministër për vetëqeverisje Lokale.

Në kabinetin e ministrit Robet Allagjozovski si këshilltar i veçantë u emërua aktivisti i shoqërisë civile dhe gazetari Petrit Saraçini, i përmes profilit të tij në facebook ka bërë të ditur se cilat do të jenë  angazhimet e tij.

“Motiv dhe sfidë është sigurisht edhe gjendja me kulturën e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në vend, të cilët shpesh ishin viktimë e politikave etnocentriste të qeverisë së mëparshme. Në këtë drejtim, do të përpiqem, së bashku me ekipin e drejtuar nga ministri Allagjozovski, për të kontribuar në ndërtimin e një qëndrimi dinjitoz, respektimit dhe kujdesit për trashëgiminë dhe veprimtarinë kulturore të të gjithë qytetarëve të vendit, në mënyrë të barabartë”, tha Petrit Saraçini, këshilltar i Ministrit të Kulturës.

Ndërsa në kabinetin e ministrit të financave, Dragan Tevdovski është emëruar aktivisti nga “E majta”, Branimir Jovanoviq, i njohur si ekspert për çështje ekonomike. Sipas tij do të jetë shumë vështirë deri sa të vihet në rend puna në ministrinë e financave.

“E di që jam pjesë e ministrive kyçe, në një kohë shumë të rëndë, kur do të ketë nevojë për të korrigjuar shumë gjëra prej qeverisë së mëparshme, dhe për të bërë ndryshime në drejtim të një shoqërie më të drejtë”, tha Branimir Jovanoviq, Këshilltar në Ministrinë e Financave.

Përderisa partitë merren vesh  se kush do të jenë zëvendës ministrat, ministrat kanë filluar t’i emërojnë këshilltarët në kabinetet e tyre. Ndërsa si fytyrë e komentuar është përzgjedhja e shoumenit, Bojan Jovanovski-Boki 13, si kryetar i Unionit Ndërkombëtar për Shoqërinë Civile dhe kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve – Shkupi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat