Media austriake: Shkupi e Athina kërkojnë zgjidhje të kontestit të emrit, ja sa para loboi OBRM në SHBA

Maqedonia

Media austriake: Shkupi e Athina kërkojnë zgjidhje të kontestit të emrit, ja sa para loboi OBRM në SHBA

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 qershor 2017 Në ora: 11:24
Zoran Zaev dhe Johannes Hahn

Shkupi kërkon zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, për ti hapur rrugë integrimeve euro-atlantike, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Vizita e parë e ministrit të jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, u bë në Athinë. Kjo ishte shenjë e zgjidhjes së kontestit të emrit mes dy fqinjëve. Kolegu i tij grek, Nikos Kotzias tha se Greqia është e gatshme për një “kompromis të drejtë”. Maqedonia zyrtarisht mban emrin “Ish republika jugosllave e Maqedonisë” (Fyrom) në OKB, ndërsa prej 2005 janë bllokuar euro-integrimet si pasojë e vetos greke. Në Greqi është një provincë veriore me të njëjtin emër “Maqedoni”.

Qeveria e re kërkon zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit të emrit dhe integrimin e vendit. Ai pretendon gjithashtu se nga ish qeveria e OBRM-PDUKM e Nikola Gruevskit, vendi është zhytur në borxhe të shumta. Gruevski gjatë qeverisjes 11 vjeçare shkonte gjithmonë e më shumë drejt autoritarizmit.

Tani klika e Gruevskit akuzohet për shpërdorim detyrash, ndërsa OBRM nga fundi 2015 deri në fillim 2017 kishte lobuar një milion dollarë në SHBA./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat