Maqedonia kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

Maqedonia

Maqedonia kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 18:43
Bojko Borisov dhe Zoran Zaev

Maqedonia, ashtu si me Greqinë, me të cilën do të rifillojë diskutimet, kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet historike edhe me Bullgarinë me perspektivën për një anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, theksoi sot në Sofje kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

“Maqedonia mbylli një kapitull të nacionalizmit dhe urrejtjes dhe hapi kapitullin e të ardhmes evropiane”, deklaroi drejtuesi socialdemokrat me rastin e një takimi me homologun bullgar, Bojko Borisov, në vizitën e dytë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës më 1 qershor.

Zaev siguroi se nënshkrimi i një traktati dypalësh miqësie dhe bashkëpunimi kërkuar nga Bullgaria që prej vitit 2009 ishte parashikuar më 2 gusht në kuadër të një vizite të Borissov në Shkup.

Shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, më 15 janar 1992, Bullgaria mendon se maqedonasit sllavë janë me origjinë bullgare dhe nuk e njeh minoritetin maqedonas në tokën e saj.

Bullgaria, që do të drejtojë Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë 2018, u angazhua për mbështetje të perspektivës euroatlantike të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat