OBRM-PDUKM: Zaev ka detyrim që të tregojë se çka u morën vesh në Sofje

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev ka detyrim që të tregojë se çka u morën vesh në Sofje

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 12:29
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM opozitare ka kërkuar transparencë nga LSDM-ja dhe qeveria e re për të treguar se çfarë është biseduar në Sofje gjatë takimit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe zyrtarëve të shtetit të Bullgarisë.

”Qytetarët janë të shqetësuar pasi nuk e dijnë se çka më saktë është biseduar dhe është rënë ujdi për marrëveshjen që thanë se do të nënshkruhet më 2 gusht. Çfarë do të ndryshoni nga librat e historisë? Çfarë keni shitur dhe me çfarë çmimi.” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat