Talat Xhaferi uron besimtarët muslimanë festën e Fitër Bajramit

Maqedonia

Talat Xhaferi uron besimtarët muslimanë festën e Fitër Bajramit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:24
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve myslimanë t’ju përcjell urime të përzemërta për Festën e Fitër Bajramit. Shpresoj që gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar agjërimi, lutjet dhe sakrificat dhe kjo të shërbejë si urë lidhëse për transmetimin e vlerave njerëzore dhe morale te brezat e rinj. Uroj që kjo ditë e bekuar e Bajramit të na gjejë të bashkuar në harmoni, paqë dhe mirëkuptim me njëri tjetrin dhe të na bëjë ta shohim botën me sytë e më të dobëtëve dhe të varfërve. Paçi gjithmonë lumturi dhe paqë në shtëpitë dhe në zemrat tuaja. Urime dhe për shumë vjet Bajrami!”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat