Nimetz në ditën e dytë në Shkup, do të takohet me krerët shtetëror

Maqedonia

Nimetz në ditën e dytë në Shkup, do të takohet me krerët shtetëror

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 13:00
Methew Nimetz

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, Methew Nimetz prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë në Shkup në biseda me udhëheqësit shtetëror të Maqedonisë për mundësitë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Nimetz vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin.

Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Greqisë, është paraparë që Nimetz të shkojë për në Athinë, menjëherë pas vizitës në Shkup.

Methew Nimetz në fund të muajit të kaluar, në intervistë për një gazetë greke deklaroi se zgjidhja e çështjes për emrin duhet të jetë lartë në agjendën e Qeverisë së re në Shkup. Ai theksoi se pret të fillojnë biseda serioze për zgjidhjen e problemit, i cili ekziston mes Shkupit dhe Athinës. Zgjidhja e këtij problemi, sipas tij, mund të ndihmojë të tejkalohen edhe probleme tjera në rajon.

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat