Publikohen listat e pronësisë për Zaevin dhe Taravarin

Maqedonia

Publikohen listat e pronësisë për Zaevin dhe Taravarin

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 18:07
Zoran Zaev

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar listat e pronësisë së kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas listës anketuese të publikuar, Zaev si kryeministër në emër të tij ka vetëm një kredi me vlerë prej 70 mijë euro, ndërsa pasurinë tjetër e ka të gjithën në emër të prindërve të tij.

Ndërsa sa i përket ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, raportohet se ai ka të paraqitur vetëm një makinë “Volvo” me vlerë rreth 49 mijë euro dhe disa depozita në denarë.

Më herët ishin publikuar edhe pasuria e nënkryetarit të qeverisë për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pasuria e të cilin vlerësohet me rreth 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat