LASH: Nevojitet ndryshimi i teksteve shkollore

Maqedonia

LASH: Nevojitet ndryshimi i teksteve shkollore

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 18:53
Nuhi Dardhishta

Iniciativat e Ministrisë së arsimit, për evidentimin dhe përmirësimin e gabimeve në tekstet shkollore , për Lidhjen e arsimtarëve shqiptarë, janë të pa mjaftueshme. Arsimit shqip i nevoiten komplet tekste të reja dhe strategji e re arsimore, sepse strategjia e mëparshme nuk ka treguar rezultat, konsideron Kryetari i Lash-it , Nuhi Dardhishta, transmeton TVM2. Ai thotë se nevojitet edhe ndryshimi i programeve mësimore në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet pa probleme.

“Kërkojmë strategji të re,kërkojmë tekste të reja,duhet të ndryshojnë të gjitha programet sidomos problemi i shqiptarëve është programi nëntë vjecar sepse ne mësojmë abetaren në klasën e dytë fillore ndërsa në të gjith atrojet shqiptare dhe shtetin amë mësohet nga klasa e parë.Problemi kryesor me mospranimin e është për shkak të strategjisë në programet mësimore” – tha kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.

Roli i Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe këshilltarëve do të jetë i mirseardhur në aspekt të ndihmës që do mund tia jepnin këshillit pedagogjik, si organ që funksionon në kuadër të MASH-it për përpilimin e teksteve përkthimin dhe pasurimin e literaturës së nevojshme në shkolla.
Kështu vlersëon këshilltari i buros së arsimit Musa Zuka, sipas të cilit ndryshimet në tekstet shkollore duhet bërë sa më shpejt.
“Për paraqitje cilësore të teksteve shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe do të ishte mjaft i rëndësishëm me atë që do të kyceshin profesionist të lëmive të ndryshme konkretisht matematikës dhe lëndëve natyrore dhe që janë me përvojë dalin nga tereni nga vëzhgimi dhe këshilldhënia në shkollat fillore dhe këshilltar që janë në mënzrë të drejtpërdrejt me procesin mësimor dhe lidhje të drejtpërdrejta me mësimdhënësit” – tha Musa Zuka Këshilltar në Byronë e Zhvillimit të arsimit.
MASH vlerëson se përpilimi i teksteve shkollore pa gabime, do të lehtësonte zhvillimin e procesit mësimor, në mënyrë që nxënësit të koncentrohen në nxënien e njohurive dhe jo diktimet që ju ofrohen për të evituar gabimet e shumta në librat mësimor.Por mbetet të shihet nëse kërkesat e arsimtarëve shqiptarë, do të merren parasysh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat