VMRO-DPMNE do të formojë grup parlamentar

Maqedonia

VMRO-DPMNE do të formojë grup parlamentar

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 12:03
VMRO-DPMNE

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka paralajmëruar se së shpejti partia të cilës ai i takon do të organizohet dhe të vazhdojë punën në Kuvend si grup parlamentar.

Duke mos ndarë më tepër informacion, Dimovski tha se VMRO-DPMNE është duke shqyrtuar opsionin e grupit parlamentar me qëllim mos pengimin e proceseve në organin ligjvënës.

I pyetur nëse partia e tij shqyrton edhe mundësinë që gjysma e deputeteve të formojnë grup parlamentarë ndërsa gjysma tjetër të mbeten jashtë si deputet të pavarur sipas rregullores së Kuvendit, Dimovski tha se për një gjë të tillë nuk mund të flasë para kohe.     

Ndryshe, grupet parlamentare në Kuvend mund të formohen me të paktën 5 deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat