Xhaferi: Nëse deputetët keqpërdorin funksionin atëherë do të reagoj ashtu siç duhet

Maqedonia

Xhaferi: Nëse deputetët keqpërdorin funksionin atëherë do të reagoj ashtu siç duhet

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 16:45
Kryekuvendari Talat Xhaferi

Kryekuvendari Talat Xhaferi ka deklaruar për mediat se Neni 33 i Rregullores lejon formimin e grupeve parlamentare me nga pesë deputetë.

Ai nuk e komenton veprimin e OBRM-PDUKM-së që të krijojë disa grupe parlamentare, por thotë se është herët të tregohet nëse ky veprim është bërë për të bllokuar punëne Kuvendit.

Me kërkesë të grupeve parlamentare, senaca e sotme është shtyrë për të premten, kurse thekson se do të reagojë ashtu siç duhet nëse vëren se dikush e keqpërdor funksionin e deputetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat