Barishiq: Kroacia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë

Maqedonia

Barishiq: Kroacia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:04
Deputeti dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi, ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Daniela Barishiç

Deputeti dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi, ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Daniela Barishiç.

Bashkëbiseduesit kanë këmyber mendime për gjendjen në Maqedoni dhe rajon, perspektivat euro-atlantike, marrëdhëniet fqinjësore, ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe reformat. Kroacia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë dhe aspiratave euro-atlantike të Shkupit.

Deputeti Grubi kërkoi nga ambasadorja Barishiç intensifikim të mbështetjes kroate për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE.

Grubi ka shprehur përkrahje të plotë për arritjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bulgarinë si hap përpara drejt një rajoni më stabil dhe më të sigurtë dhe inkurajoi Qeverinë që ta ketë guximin e njejtë edhe në tejkalimin e çështjes së emrit me Greqinë.

“Strategjia e mbylljes së menjëhershme të çështjeve të hapura me fqinjtë është e mirë për gjithë rajonin, por në ndërmjet kohë, Kuvendi dhe Qeveria duhet që të adresojnë reformat sistemore dhe të shfaqin fytyrën e re të Shkupit para miqve tanë ndërkombëtar, ka theksuar Grubi, njofton AIM.

Në këtë konteskt ai ka theksua se në këtë vijë, Komisioni për çështje evropiane ka arritur të sigurojë harmonizim mbipartiak të Deklaratës së përshpejtim të proceseve integruese dhe reformuese që rrjedh nga Marrëveshja e Përzhinës dhe do të jetë themel për reformat vijuese. Bashkëbiseduesit folën edhe për barazinë gjuhësore në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit, me ç’rast Grubi njoftoi mysafiren që Ligji për gjuhët tashmë është i dakorduar dhe po pritet miratimi në Qeveri, për të vijuar më pas me procedurat në Komisionin e Venedikut dhe në Kuvendin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat