Angjushev takon ambasadoren e Kroacisë, Barishiq

Maqedonia

Angjushev takon ambasadoren e Kroacisë, Barishiq

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:34
Koço Angjushev dhe Danijela Barishiq

Në takimin ndërmjet zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe amasadores së Republikës së Kroacisë Danijela Barishiq temë kryesore ishte intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike me theks të veçantë në investimet e reja.

Ambasadorja ka shfaqur interesim të veçantë për konceptin e ri të paralajmëruar nga qeveria e Maqedonisë për tërheqje të investimeve të huaja duke theksuar rëndësinë e sigurisë së investitorëve dhe garancën e shtetit për sigurinë e kapitalit të tyre.

Zëvendës kryeministri Angjushev u shpreh se bashkëpunimi ekonomik duhet të vazhdojë dhe të zhvillohet duke cekur edhe rëndësinë e përkrahjes që jep Kroacia në proceset euro-integruese të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat