Zaev: Borxhi i shtetit ndaj ekonomisë nuk pres të tejkalojë 700 milionë euro

Maqedonia

Zaev: Borxhi i shtetit ndaj ekonomisë nuk pres të tejkalojë 700 milionë euro

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:31
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot kumtoi se borxhi i shtetit ndaj ekonomisë nuk pritet të tejkalojë 700 milionë euro.

“Akoma bëhen analiza. Kemi arritur deri në zërin prej 400 milionë eurove. Megjithatë, nuk presim që borxhi i shtetit ndaj bashkësisë së biznesit të tejkalojë 700 milionë euro”, theksoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para mëngjesit afarist me Lidhjen e odave ekonomike.

Zaev potencoi se çdo investitor që do të fillojë grinfild në Maqedoni, pavarësisht nëse është i vendit ose i huaj, do të marrë mbështetje të plotë dhe të gjitha kushtet do të vlejnë për të gjithë njëjtë.

Lidhur me shërbimet inspektuese, kryeministri nënvizoi se ata do të jenë para se gjithash në funksion të parandalimit dhe do të lëshojnë masa parandaluese, në vend që të ndëshkojnë siç ka qenë praktikë deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat