Zaev: Maqedonia ka përfitim nga marrëveshja me Bullgarinë

Maqedonia

Zaev: Maqedonia ka përfitim nga marrëveshja me Bullgarinë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 13:02
Zoran Zaev

Marrëveshja me Bullgarinë hap perspektiva serioze për Maqedoninë, ndërsa prej saj Maqedonia ka përfitim serioz. Marrëveshja do të dakordohet kur ta ratifikojë Parlamenti, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Shtip.

“Pas të gjitha sugjerimeve të cilat do t’i marrim prej opinionit të ekspertëve, nga Parlamenti dhe Qeveria, shpresoj se do të vijë drejt kontraktimit të marrëveshjes. Marrëveshja sillet prej Parlamentit. Parlamenti në fund voton. Nëse diçka është në dëm të Maqedonisë, Parlamenti ynë ka përgjegjësi të drejtpërdrejt ndaj qytetarëve dhe nuk duhet të frikësohemi. Nëse diçka është mirë, Parlamenti do të votojë. Unë si politikan i udhëzuar mirë, i cili edhe më tej e kërkon mbështetjen e qytetarëve, nuk do të lejoj që asnjë fije t’i mungojë Maqedonisë në perspektivat e saj”, theksoi kryeministri Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat