”Tvrdokorni”, Zaev, Borisov dhe Georgievski nuk meritojnë të thithin ajër Maqedonie

Maqedonia

”Tvrdokorni”, Zaev, Borisov dhe Georgievski nuk meritojnë të thithin ajër Maqedonie

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 08:44
Zoran Zaev

Shoqata ”Tvrdokorni” jep vërejtjet e saja për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke thënë se bëhet një përsëritje e neneve, për të fshehur nenet kontestuese.

Sipas tyre, këto nene kontestuese janë në dëm të Maqedonisë, dhe se interpetimi i tyre është në të mirë të Bullgarisë.

”Tvrdokorni” kontestojnë Paragrafin 3 të Nenit 8 në lidhje me çështjet historike, duike konsideruar se, siç thonë, hegjemonizmi bullgar vepron kundër identitetit maqedonas dhe shtetësisë maqedonase.

Kjo shoqatë konteston Paragrafin 2 të Nenit 11 në lidhje me pentimin e aspiratave territoriale, ndërkaq kontestues për këtë shoqatë është edhe paragrafi 5 dhe 6, duke e konsideruar se hiqet dorë nga mbrojtja e maqedonasve etnik në Bullgari.

Porosia e ”Tvrdokorni” për kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyjo Borisov dhe ish-kryeministrin Ljubço Georgievski, është se këtu është Maqedoni dhe se këta persona nuk meritojnë të thithin ajrin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat