Radhë të mëdha pritjeje në pikat pagesore Shkup-Kumanovë

Maqedonia

Radhë të mëdha pritjeje në pikat pagesore Shkup-Kumanovë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 18:42
Kolona

Në pikat pagesore të autostradës Shkup-Kumanovë mund të vërehen kolona prej disa kilometrave. Për shkak të riparimit të njërit shteg, në pikat e pagesave krijohen radhë të gjata, ku qytetarët detyrohen të presin madje deri në gjysmë ore.

Situata e këtillë tek udhëtarët shkakton nevrikosje dhe revolt. Një prej shkaqeve për rradhët e gjata është se në këtë periudhë ka frekuentim më të madh të trafikut për shkak të pushimeve verore dhe për shkak se Maqedonia përdoret si tgransit i koridorit 10.

Gjithashtu korriku dhe gushti janë muajt kur pjesa më e madhe e kurbetçarëve nga vendet evropiane vijnë për vizitë në familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat