Kryeministri bullgar, Bojko Borisov për vizitë dyditore në Maqedoni

Maqedonia

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov për vizitë dyditore në Maqedoni

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 16:38
Bojko Borisov dhe Zoran Zaev

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe kryeministri Zoran Zaev, në dy ditët e ardhshme do të jenë nikoqir të delegacionit shtetëror të Republikës së Bullgarisë që do ta udhëheq kryeministri, Bojko Borisov, njofton Portalb.mk.

Vizita zyrtare e delegacionit të lartë të Republikës Bullogarisë do të fillojë me ardhjen në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, në ora 11:30 minuta.

Ceremonia zyrtare për mirëseardhje të kryeministrit Borisov dhe anëtarëve të delegacionit shtetëror të Bullgarisë, me nderime të larta ushtarake, do të mbahet përpara Qeverisë së Maqedonisë e cila do të fillojë në ora 12:15.

Në korniza të ceremonisë parashihet intonimi i himnit të Maqedonisë dhe Bullgarisë, raport i komandantit nga njësiti i gardës së nderit, përshëndetje të flamurit të Maqedonisë, defile nga njësiti i gardës ushtarake, përshëndetje nga ana e kryeministrit bullgar, por edhe prezantimin e delegacioneve të dy shteteve nga ana e kryeministrave Zaev-Borisov”, thuhet nga Qeveria e Maqedonisë.

Në ora 12:35 minuta është e paraparë takim tet-a-tet mes Zaevit dhe Borisovit, ndërkaq anëtarët e delegacionit të Maqedonisë dhe Bullgarisë do të kenë takim bilateral në ora 12:55.

Në ora 13:35 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nga ana e Zaevit dhe Borisovit, transeton Portalb.mk.

Si pjesë përbërëse e ceremonisë dhe e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim që do të shkruhet nga ministrat resor për Transport, gjegjësisht Energjetikë dhe Ekonomi, pastaj nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit të Bullgarisë dhe Ministrisë për Transport dhe Lidhje, për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe  lidhjes mes dy vendeve, por edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në fushën e sjelljes e gazit në Maqedoni nëpërmjet Bullgarisë.

Agjenda e vizitës zyrtare të Qeverisë së Bullgarisë, vazhdon në ora 13:50 me deklarata për media nga ana e kryeministrave Zaev-Borisov.

Programi i vizitës së delegacionit nga Bullgaria vazhdon me takime punuese bilaterale me Ministri përkatëse nga të dy vendet.

Pasdite, nikoqir i delegacionit të lartë nga Bullgaria do të jetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe presidenti, Gjorge Ivanov.

Më 2 gusht, ashtu siç është e paraparë, të dy delegacionet bashkërisht do të marrin pjesë në manifestimin Ilinden në kishën “Shën Spasi” në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat