Deputetët sot vazhdojnë diskutimin për rebalancin e buxhetit

Maqedonia

Deputetët sot vazhdojnë diskutimin për rebalancin e buxhetit

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 08:34
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë diskutimin për rebalancin e buxhetit. Ministri i Financave para deputetëve i shpjegoi ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit të Maqedonisë për vitin 2017.

Ai tha se qëllimi kryesor është zvogëlimi i harxhimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për masa, që do të forcojnë kohezionin social mes qytetarëve dhe ndihmën për ndërmarrjet vendore.

Opozita e rebalancin e buxhetit e cilëson si dëmtim të arkës shtetërore dhe joproduktiv.

Diskutimi në Kuvend për rebalancin e buxhetit mund të zgjasë deri në pesë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat