Zaev premton ndihmë për familjet e ‘branitellave’

Maqedonia

Zaev premton ndihmë për familjet e ‘branitellave’

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 00:50
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot realizuan takim me Vllado Stojanov, kryetar i shoqatës ‘Branitelli- Heronj të Maqedonisë të vitit 2001’.

Në takim u bisedua për ndihmën e deritanishme shtetërore për familjet e ‘branitellave’ të vdekur dhe mundësitë për vazhdimin e kësaj ndihme. U diskutua edhe çështja e familjeve të policëve të vdekur në vitin 2001 të cilët ende nuk kanë pranuar dëmshpërblim për dëme jomateriale, familje tjera kanë nevojë për shërbime mjekësore të parapara me ligj dhe për ndihmë të njëfishtë për shërbime nga profesionistë dhe defektologë për punë me fëmijë me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat