Këto janë dy deputetët e të njejtit fshat që mbajnë në këmbë Qeverinë e Zaevit

Maqedonia

Këto janë dy deputetët e të njejtit fshat që mbajnë në këmbë Qeverinë e Zaevit

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 06:19
Zoran Zaev

Shumica parlamentare në Maqedoni, përbëhet nga 62 deputetë nga 120 sa numëron aktualishtë Kuvendi,   që do të  thotë se diferenca ndërmjet pozitës dhe opozitës është  në nivele të përafërta si asnjëherë më parë.

Në këtë përbërje, parlamentare fshati Llabunishtë, përfaqësohet me dy deputetë , Agim Shaqirin e BDI-së, dhe Alija Kamberoski, nga partia e Fijat Canoskit, që në zgjedhjet e fundit ishte në koalicion parazgjedhor me LSDM-në.

Të dy, deputet ,sic dihet tashmë janë pjesë e partive që mbështesin qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev, dhe krijojnë shumicën e cilësuar gjatë seancave të Parlamentit të Maqedonisë.

Ndërkohë, në këtë përbërje nga Struga, janë edhe deputetët Liljana Zaturoska nga VMRO si dhe Jovan Mitreski nga LSDM si dhe lideri i LR-PDSH-së që përfaqëson zonën e 6 zgjedhore në Parlamentin e Maqedonisë.

Image
Agim Shaqiri

Agim Shaqiri

Anëtar i BDI-së. I lindur më 13.10.1980 në Strugë. Shqiptar. Ekonomist i Diplomuar, Marketing dhe Menaxhim Financiar, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë.

Image
Alija Kamberoski

Alija Kamberoski

Anëtar i PAE-së. I lindur më 27.9.1966 në f. Labunishtë, Strugë. Torbesh. Inxhinier i diplomuar pyjor, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat