Sot hapet shkolla vjetore për liderë të rinj

Maqedonia

Sot hapet shkolla vjetore për liderë të rinj

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 08:56
Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të shkollës për liderë të rinj, që me iniciativë të tij për herë të tetë do të mbahet në Ohër, prej 21 deri 31 gusht.

Në shkollën vjetore do të marrin pjesë gjithsej 22 ligjërues nga institucione arsimore dhe profesionale të Maqedonisë, BE-së, SHBA-ve dhe Kinës, të cilët njohuritë dhe përvojat e tyre do t’i shpalosin para gjithsej 40 pjesëmarrësve në shkollë.

Mes ligjëruesve në shkollën e 8 për liderë të rinj është edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, dhe profesorë dhe ekspertë tjerë për lidershipin.

Në shtatë shkollat e kaluara kanë marrë pjesë 280 të rinj dhe mbi 160 ligjërues të njohur, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat