Prokuroria Publike deklarohet për “piromanët” e deponisë së Tetovës

Maqedonia

Prokuroria Publike deklarohet për “piromanët” e deponisë së Tetovës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:23
Prokuroria Publike, Shkup

Në lidhje me rastin e djegies së deponisë së Tetovës nga Prokuroria Publike Shkup sot bënë të ditur se janë duke siguruar video-incizime nga hapësira rreth deponisë që të kenë mundësi të zbulojnë mënyrën e nisjes së zjarrit dhe t’i dektojnë shkaktarët e saj.

“Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike e Tetovës ka kryer kontroll në vendin prapa “Zhito Pollog” e njohur si stacioni i ngarkim-shkarkimit të Ndërmarrjes Publike Komunale e Tetovës ku më 19 gusht është ndezur zjarr. Gjatë kontrollit është konstatuar se thuajse e tërë hapësira është e mbushur me mbeturina i cili ishte i përfshirë nga flakët.  Gjatë kësaj, prokurori publik menjëherë ka dhënë urdhër për hulumtim që të vërtetohet se zjarri ka qenë i nxitur si dhe urdhër për matjen e ajrit të ndotur. Paralelisht me këtë SPB Tetovë ka kryer operacion për detektim të pronarëve të tokave afër deponisë së Tetovës. Kjo është bërë me qëllim që të sigurohen video-incizime të cilat do të zbulonin edhe atë se si u shkaktua zjarri”, thonë nga Prokuroria Publike-Shkup.

Përndryshe, zjarri i pasditës së shtunë nuk ishte i vetmi që u bë në deponinë e Tetovës, para mesantes së po të njëjtën ditë deponia është rindezur sërish. Pasojat nga kjo janë parë edhe në orët e hershme të mëngjesit së të dielës. Nga fotoja e shkrepur në ora 9 të mëngjesit shihet qartë se ndotja e ajrit vazhdoi edhe djenë Tetovë, ndërsa banorët sërish alarmonin “se po mbyten nga ajri kancerogjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat