Zaev në takim me PGJE-në: Qeveria punon seriozisht rreth Planit 3-6-9

Maqedonia

Zaev në takim me PGJE-në: Qeveria punon seriozisht rreth Planit 3-6-9

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 13:33
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me delegacionin e Partisë së të Gjelbërve Evropian, të kryesuar nga Rainhard Bitikofer

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me delegacionin e Partisë së të Gjelbërve Evropian, të kryesuar nga Rainhard Bitikofer, deputet në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar, të shoqëruar nga kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Ndryshimet në Republikën e Maqedonisë janë të dukshme dhe zgjuan shpresë tek qytetarët dhe te BE-ja se është e mundur zhvillim demokratik dhe euro-atlantik dhe jetë më të mirë në shtet, ndërsa vlerësimin që e transmetuan përfaqësuesit e partisë së të Gjelbërve Evropian, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme të proceseve reformuese që i filloi Qeveria e re.

“Qeveria punon seriozisht në agjendën reformuese, të konfirmuar me afate në Planin 3-6-9, që duhet të kontrubuojë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe i hap perspektivat euro-atlantike. Jemi të vetëdijshëm se qëllim strategjik për Maqedoninë janë BE dhe NATO dhe Qeveria është fortë e fokusuar që të bëhen hapa edhe drejt NATO-s dhe integrimit në BE”, tha kryeministri Zaev.

Një pjesë e madhe e takimit u ishte përkushtuar masave për mbrojtjen e mjedisit të jetesës në Republikën e Maqedonisë dhe për tejkalimin e problemeve ekzistuese, siç janë ndotja e madhe e ajrit në shumë qytete në shtet, apo koncesione të dyshimta të ndara për shfrytëzimin e xehes në rajone me tokë bujqësore cilësore për prodhime ushqimore, që duhet t’i nënshtrohen revizionit.

Mjedisi i shëndoshë jetësor është në mesin e prioriteteve evropiane dhe Partia e të Gjelbërve Evropian është e gatshme t’i ndihmojë Qeverisë me ekspertiza për tejkalimin e këtyre situatave në Maqedoni, transmetoi deputeti dhe bashkëkryetari Butikofer. Përfaqësuesit e PGJE konstatuan se Republika e Maqedonisë ka pasuri natyrore që mundësojnë zhvillim ekologjik, por hapin edhe mundësi për zhvillim serioz të turizmit në shtet.

Në takimin është biseduar edhe për gjendjen politike në shtet, përgatitjet për zgjedhje vendore të besueshme dhe të rregullta në tetor, si dhe politikat e Qeverisë për zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të qëllimeve rajonale euro-atlantike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat