Hahn takon Zaevin, diskutojnë për hapat e mëtejmë eurointegrues

Maqedonia

Hahn takon Zaevin, diskutojnë për hapat e mëtejmë eurointegrues

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 14:28
Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn me kryeministrin Zoran Zaev

Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev, në margjinat e takimit të liderëve të vendeve ballkanike në Durrës.

“Një takim i frytshëm me kryeministrin Zaev. Diskutuam për hapat e mëtejshëm për ecjen në rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hahn, në profilin e tij në Twitter.

Ky takim joformal në Durrës të Shqipërisë ka mbledhur udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat