Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve për kontroll dhe parandalim të HIV

Maqedonia

Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve për kontroll dhe parandalim të HIV

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 21:29
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me delegacionin nga sektori qytetar, i përfaqësuar nga organizatat “HOPS”, “H.E.R.A”, “Platforma për qëndrueshmëri të shërbimeve për parandalim dhe mbështetje të HIV” dhe “Së bashku më të fuqishëm”, të cilët në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë e punës dhe politikës sociale, i zbatojnë programet për kontroll dhe parandalim të HIV në Republikën e Maqedonisë.

Siç informojnë nga Shërbimi për shtyp i kabinetit të kryeministrit, në takim përfaqësues të organizatave e kanë informuar Kryeministrin për aktivitetet e realizuara nga ky program dhe si dëshmi pozitive për ndikimin e këtyre aktiviteteve u përmend ndodhja e Maqedonisë si vend me shkallë më të ulët të bartësve të HIV në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev ka shprehur mbështetje të plotë për punën e organizatave qytetare të përfshira në këtë program dhe bindje se Ministria e shëndetësisë dhe Ministria për punë dhe politikë sociale do të ndërmarrin obligimin për mbështetjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat