Zaev: Në Haraçinë për zgjedhjet lokale do të garojmë me një grua

Maqedonia

Zaev: Në Haraçinë për zgjedhjet lokale do të garojmë me një grua

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 13:44
Zoran Zaev

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, bëri të ditur se kandidat për kryetar komune të Haraçinës nga radhët e LSDM- së, do të jetë Militie Halimi.

Ndërsa nga KSHZ njoftojnë se konkursi është ende i hapur për kandidatë të pavarur. Edhe komunat shqiptare deri tani kanë kandidatë të pavarur.

Enver Pajaziti, ish kuadër i BDI-së këtë herë do të garojë si kandidat i pavarur në komunën e Bërvenicës. Deri tani vetëm Pajaziti është paraqitur si kandidat i pavarur.

Kiro Tashkov dhe Jorgo Ognenovski janë kandidat të pavarur për komunën e Manastirit.

Gospodin Poposki konkurron në Vevçani, Toni Gjurovski në Vrapçisht, Jadranka Biban në Debarcë, Boris Davidov në Kavadar, Vladimir Kofçegarski në Karposh, Marijanço Angelovski dhe disa tjerë në komunë rurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat