Zaev pas ceremonisë së faljes së Kurban Bajramit, takon ambasadoren serbe

Maqedonia

Zaev pas ceremonisë së faljes së Kurban Bajramit, takon ambasadoren serbe

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 16:57
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev paradite u takua me ambasadoren e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë Dushanka Divjak – Tomiq ku bashkërisht është vlerësuar se ekziston miqësi e sinqertë mes të dy shteteve dhe ekzistojnë baza reale për thellimin e marrëdhënieve të mira mes tyre. Ambasadorja serbe Divjak – Tomiq shprehu falënderim për konstruktivitetin e kryeministrit në avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Serbisë, për të cilën tashmë është dakorduar edhe vizita zyrtare e kryeministrit Zaev në Serbi, takimi i përbashkët i të dy qeverive, hapa konkret në sferën e ekonomisë, si dhe për angazhimet e tyre, të konfirmuara edhe në bisedën telefonike me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përmes qasjes së sinqertë dhe të hapur të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura. Kz takim vjen disa javë pas tërheqjes së personelit të ambasadës të serbisë nga përfaqësia diplomatike e tyre në Shkup, të cilët tashmë janë kthyer në ambasadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat