Milikije Alimi, kjo është kandidatja e LSDM për Haraçinën

Maqedonia

Milikije Alimi, kjo është kandidatja e LSDM për Haraçinën

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 09:17
Zoran Zaev dhe Milikije Alimi

Milikije Alimi, një zonjë shqiptare është përzgjedhur si kandidate e LSDM për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Shpallja e kandidaturës së saj është bërë nga kreu i socialdemokratëve Zoran Zaev, i cili dje për Kurban Bajramin ishte në Haraçinë.

Zaev tha se kjo grua shqiptare është personi më serioz që të jetë kandidat i LSDM-së për këtë komunë.

“Mendoj që jemi në fund me bisedimet me partnerët e koalicionit të cilët janë standard me ne në koalicion, por po flasim edhe me parti që nuk janë me ne në koalicion. Unë shpresoj që fronti i koalicionit do të rritet, dhe jam i bindur se ajo do të ndodhë, në përputhje me bisedimet që po i bëjmë në bazë të konceptit, programit dhe ardhmërisë së shtetit”, theksoi Zaev.

Melekije Alimi është kandidatja e parë femër për komunën e Haraçinës. Ajo thotë se kjo është një përgjegjësi e madhe dhe se shpreson në fitore. .

“Është përgjegjësi e madhe që të emërohem si kandidate për Haraçinën, edhe përgjegjësi më e madhe është sepse jam femra e parë që po dal në garë për këtë post. Shpresoj se do ta fitoj besimin e bashkëvendasve të mi që të realizojmë projektet që vetë kryeministri i premtoi”, theksoi kandidatja Alimi. Ajo pritet të ketë përkrahje të gjërë për shkak se LSDM doli si partia e parë më e votuar në Haraçinë, duke lënë prapa të gjitha partitë e tjera shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat