Xhaferi, Lika dhe Aziri të pranishëm në ekspozitën e piktorit Reshat Ameti

Maqedonia

Xhaferi, Lika dhe Aziri të pranishëm në ekspozitën e piktorit Reshat Ameti

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 14:39
Xhaferi, Lika dhe Aziri

Ekspozita e titulluar “Nga tradita” e piktorit gostivaras Reshat Ameti mbrëmë ishte në qendër të vëmendjes kulturore ndërsa manifestimin e nderuan me praninë e tyre zv.kryeministri Hazbi Lika, kryeparlamentari Talat Xhaferi, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, drejtoresha e Galerisë së Arteve, Dita Starova, si dhe ambasadori shqiptar, Fatos Reka, raporton Flaka.

Në prononcimin për median, piktori Ameti potencoi që duke pas parasysh se arti që bëj përmban elemente të kulturës kombëtare dhe nga këtu mund të them se ato me të vërtet frymojnë shqip në aspektin koloristik andaj edhe janë lidhur mirë me tërë manifestimin.

Në ekspozitë u prezantuan një numër i madh i veprave të autorit kryesisht në teknikë të kombinuar dhe vajë në pëlhurë.

Aktiviteti u realizua me përkrahje financiare të Ministrisë së Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat