Ivanov për vizitë pune në Poloni, do të takohet me presidentin polak

Maqedonia

Ivanov për vizitë pune në Poloni, do të takohet me presidentin polak

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:12
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Poloni, ku do të merr pjesë në Forumin ekonomik të 27-të, që do të mbahet në Krinjicë – Zdruj.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në sesionin zyrtar në hapjen e Forumit ekonomik, me temë “Integrimi i papërfunduar – aspiratat e vendeve evropiane”, ku do të flasin edhe presidenti polak Andzhej Duda dhe presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili. Temë kryesore në forumin ekonomik të sivjetmë është “Projekti Evropa – cila është receta për dekadën e ardhshme?”.

Gjatë qëndrimit në Poloni, është paraparë që presidenti Ivanov të ketë takim dypalësh me presidentin polak, Andzhej Duda.

Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në Forumin e ekonomik të 12-të të liderëve të rinj.

Forumi ekonomik i cili sivjet po mbahet për të 27-ën herë me radhë paraqet konferencën më të madhe dhe më me renome në Evropën Qendrore dhe Lindore me fokus në ekonominë dhe politikën në këtë pjesë të kontinentit.

Qëllimi i kësaj nisme është që të krijohet klimë më e volitshme për zhvillim të bashkëpunimit politik në Evropë. Në Forum do të marrin pjesë mbi 3.000 pjesëmarrës nga më shumë se gjashtëdhjetë vende nga Evropa dhe bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat