Zaev: Do të ketë zgjedhje lokale fer dhe demokratike

Maqedonia

Zaev: Do të ketë zgjedhje lokale fer dhe demokratike

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 17:33
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në një konferencë të organizuar nga Asosacioni për ndjekje të zgjedhjeve ”Most”, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë të pandikuar nga partitë politike kundrejt administratës shtetërore dhe as keqpërdorim të fuqisë së institucioneve për qëllime të partive.

”Në 100 ditëshin e parë e kemi treguar veten se nuk keqpërdorim shtetin dhe funksionimin e institucioneve për qëllime personale dhe politike. Njejtë, nuk do të ketë as për qëllim të organizimit të zgjedhjeve. Frika, presioni dhe keqpërdorimi i administratës për zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë. është kërkesë e miqve tanë ndërkombëtarë dhe janë pritje të qytetarëve të Maqedonisë. Ndarja e shtetit nga partia është fjalë e dhënë e jona ndaj qytetarëve. Kjo fjalë do të vlejë edhe për zgjedhje. Prioritet i ynë është organizimi perfekt i zgjedhjeve fer dhe demokratike në vend.” tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zaev.

Zaev e përmendi planin 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë dhe tha se për zgjedhje fer dhe demokratike është garancë ky qëllim, anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat