Mundësi të reja për sigurim nga fatkeqësitë natyrore me ndihmën e Bankës botërore

Maqedonia

Mundësi të reja për sigurim nga fatkeqësitë natyrore me ndihmën e Bankës botërore

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 20:55
Zoran Zaev takoi Orsalia Kalantzopoulos

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me Orsalia Kalantzopoulos, drejtore e kompanisë së sigurimit Evropa Re, e mbështetur nga Banka Botërore ku është biseduar për ndihmën e mundshme në të cilën mund të ketë qasje Republika e Maqedonisë dhe komunat në veçanti nga Banka Botërore dhe Evropa Re në kushte të rreziqeve katastrofale nga fatkeqësitë natyrore si vërshimet dhe tërmetet.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, përfaqësuesit e kompanisë Evropa Re kanë prezantuar programet, mundësitë dhe ndihmën tenike që kjo kompani ofron për shtetin dhe komunat në kushte të rreziqeve katastrofale, me qëllim të sigurimit të ndihmës së shpejtë financiare dhe siguri për buxhetin shtetëror dhe me këtë edhe ndihmë e shpejtë për qytetarët dhe amvisëritë e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Në takim janë shqyrtuar mundësitë e formave të qasshme të ndihmës për sigurim të prodhimeve bujqësore në kushte të rreziqeve eventuale, siç janë thatësira, rreshjet e tepërta, vërshimet dhe breshëri.

Duke e ditur se Maqedonia gjatë dy viteve të fundit po përballet me rreziqe serioze nga vërshimet dhe rreziqe tjera që përfshihen në programet e përmendura, kryeministri Zaev ka theksuar se ekziston vullnet për të arritur siguri të buxhetit dhe për këtë shkak programet e ofruara do të shqyrtohen seriozisht në të ardhmen./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat