Nuk ka informata për shtetas të lënduar të Maqedonisë nga uragani Irma në SHBA

Maqedonia

Nuk ka informata për shtetas të lënduar të Maqedonisë nga uragani Irma në SHBA

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 11:44
Uragani Irma

Në uraganin Irma që kapi ishujt Karaibe dhe bregun e SHBA-ve, nuk ka të shtetas të lënduar të Maqedonisë, lajmërojnë nga MPJ. Nga MPJ thonë se deri në këtë çast te ambasada në Washington nuk janë drejtuar për ndihmë qytetarë të Republikës së Maqedonisë.

MPJ e Maqedonisë është në komunikim të vazhdueshëm edhe me Zyrën për misione të huaja në Washington dhe deri më sot nuk kanë fituar informata për shtetas të Maqedonisë të paraqitur nga zonat e goditura nga uragani Irma.

Nga MPJ informojnë se nga rrjetet sociale janë informuar se ka një shtetas i Maqedonisë në ishullin St.Martin, por nuk kanë arritur të hynë në kontakt me të. “Edhe pse ishulli bie nën urdhërin e Francës dhe Mbretërisë së Hollandës, për shkak të afërsisë gjeografike, u munduam të vendosim kontakt që në fillim të ditës së djeshme, por ende nuk ka përgjigje”, thonë nga MPJ.

Numrat e telefonit për kontakt me ambasadën e Maqedonisë në Washington në të cilat mund të paraqiten shtetast e Maqedonisë në çdo kohë janë: 202-390-7418 dhe 202-667-0501.

Sipas lajmeve vendase, edhe pse uragani është në shkallën e katërt të Saffir-Simpson, ende paraqet rrezik për banorët e Floridës. Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për uragane në Washington, uragani Irma do të arrijë në bregun e Floridës ditën e diel, ndërsa aeroportet Miami dhe Fort Lauderdale nuk do të punojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat