Zaev: Nga buxheti i vitit 2018, 500 milionë euro vetëm për zbrazëtirën në Fondin Pensional

Maqedonia

Zaev: Nga buxheti i vitit 2018, 500 milionë euro vetëm për zbrazëtirën në Fondin Pensional

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 22:56
Zoran Zaev

Gjysmë miliardë euro janë të nevojshme për buxhetin e vitit 2018 vetëm për plotësimin e zbrazëtirës për pensionet, tha sje kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për TV 24 Vesti. Në këtë intervistë kryeministri u përgjigj në pyetje nga sfera të ndryshme, nga afaristët, sektori joqeveritar, sindikata dhe gazetarët.

“Në Maqedoni ka përqindje të vogël të njerëzve me pasuri të madhe. Jemi të hapur për sugjerime edhe nga të punësuarit edhe nga udhëheqësit. Unë jam i bindur se edhe afaristët kanë dobi nga pagat më të larta të punëtorëve. Trendi i rritjes së pensioneve do ta ndjekë atë të harxhimeve për jetesë.Pesëqind milionë euro do të ndahen nga buxheti i vitit 2018 për plotësimin e kësaj zbrazëtire në Fondin e Sigurimit Pensional”, tha Zaev.

Për tenderin në të cilin ka marrë pjesë edhe kompania e zv.kryeministrit Angjushev, Zaev tha se kompania ka hyrë në ankand në fillim të muajit prill, ndërsa Qeveria u formua thuajse dy muaj më vonë. “Ligji duhet të respektohet”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e re nuk do të jetë si ajo paraprakja. “Ankandi do të mbahet ditën e premte, më mirë të presim deri atëherë, të mos flasim para kohe”, tha ai.

Zaev tha se në këto 100 ditë ndjehen liria dhe profesionalizmi, por këtë gjë duhet ta thonë dhe vlerësojnë vetë qytetarët dhe ky sinjal do të merret në zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat