FFRM kërkon takim me Ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave

Maqedonia

FFRM kërkon takim me Ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:01
Ilustrim

Federata e fermerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM) ka kërkuar takim me Ministrin për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski me të cilin duan të shpalosin problemet që i mundojnë kultivuesit e mollës dhe për masat afatshkurta dhe afatgjata që duhet të merren për zgjidhjen e tyre.

Kultivuesit e mollës ballafaqohen me problemet e akullit pranveror, që në muajin prill shkatërroi sipërfaqe të mëdha të mbjellura me mollë.

FFRM kërkon çmim minimal të garantuar të blerjes, gjegjësisht 5 denarë për kilogram, për mollë industriale në plan afatgjatë, ndërsa për diskutimin e gjendjes së tanishme dhe problemeve Federata kërkon takim ndërmjet shoqatave të bujqëve ku janë pjesëtarë edhe kultivuesit e mollës, që do të mbahej gjatë këtij muaji.

Sipas të dhënave statistikore, në Maqedoni nga viti 2013, për kultivim të mollës në rajonin e Pellagonisë shfrytëzohen 5.477 hektarë tokë, nga të cilat 5.384 hektarë janë sektor individual dhe 93 hektarë janë subjekte afariste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat