Komandant Malisheva: “Kumanovën e bëri Sasho Mijallkovi” dhe politikanët tuaj

Maqedonia

Komandant Malisheva: “Kumanovën e bëri Sasho Mijallkovi” dhe politikanët tuaj

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:30
Andi Krasniqi

Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, pretendon se ngjarjet në Lagjen e Trimave janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, së bashku me politikanët vendor, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë.

“Malisheva” tha sot gjatë seancës gjyqësore se ata kanë njerëz të cilët kanë bërë hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetur fakte tejet interesante lidhur me inskenimin, por nuk zbuloi asnjë prej tyre.

“Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuaj. Ju nuk na dhatë mundësi që t’i nxjerrim provat tona që i kemi mbledhur. Një person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka bërë biseda me njerëz të ndryshëm  nga Kosova, Gjermania dhe drejtpërdrejt me Ali Ahmetin për të nxjerrë fakte. E nga ana tjetër, njerëzit e Mijallkovit ishin duke e përgatitur kurthin“, ka thënë Andi Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat