Zaev në gjah pas Google për t’a sjellë në Maqedoni

Maqedonia

Zaev në gjah pas Google për t’a sjellë në Maqedoni

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 23:32
Zoran Zaev

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë sot qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mes tjerash është takuar edhe me Presidentin Donald Trump.

Zaev në SHBA ka shkuar edhe me qëllimin që të takohet me zyrtarë të Google për të bindur ata që të ndërtojnë inkubatorë për TI (teknologjinë informative) në Maqedoni dhe kompani tjera inovative për të investuar në vend.

Kryeministri i Maqedonisë gjithashtu ka deklaruar në emisionin Top Tema në TV Telma, se do takohet edhe me zyrtarë të Facebook për të ndërtuar përfaqësinë e tyre në Ballkan dhe do të ju jep shembuj të rëndësishëm që në Maqedoni ka klimë të mirë biznesi dhe mundësi investimi.

Edhe Edmond Ademi, ministër për diasporë është në delegacion me Zoran Zaev ku do realizojnë takime me diasporën e Maqedonisë në SHBA, kryesisht në Chicago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat