Zaev: Zgjidhja e çështjes së emrit është shumë larg

Maqedonia

Zaev: Zgjidhja e çështjes së emrit është shumë larg

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:52
Zoran Zaev

Maqedoninë ka mbështetjen e mbarë botës pas daljes paqësore nga kriza politike, deklaroi në pres-konferencën e sotme, kryeministri Zoran Zaev, ku informoi për qëndrimin në Asamblenë e Përgjithshme të 72 me radhë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Zaev thotë se ka dërguar mesazh për ndryshime të brendshme rrënjësore dhe për zhvillim të demokracisë në vend , por edhe se pret mbështetjen për reformat dhe progresin e përcaktimit strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Në lidhje me informacionet në mediat greke se shefi i tyre i diplomacisë, Nikos Koxias ka folur për shtresat e kontestit greko-maqeonas, gjegjësisht emrin, nënshtetësinë, identitetin dhe shkurtesat, Zaev thotë se gjatë takimit mes shefave të diplomacive të të dyja vendeve, nuk është folur për gjë tjetër, përveç se për ndërtimin e besimit në diplomaci. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së emrit është shumë larg.

Aspak nuk është folur për gjë tjetër, përveç se për ndërtimin e besimit, i cili përveç masave për besim, ja siç e shihni përmes të gjithë këtyre vizitave dhe takimeve, përfshin edhe besim mes dyja palëve të diplomacisë, që në një atmosferë miqësore, konstatuan se mund të jetë shumë i rëndësishëm kur të vijë koha për bisedime. Po, aspak nuk është ndërhyrë në bisedime për çështje jetike, që kanë të bëjnë me problemin të cilin e ka Greqia me shtetin tonë. Personalisht, unë nuk jam i përgatitur të flas për çështjen e identitetit të vendit tonë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i RM.

Në pyetjen e gazetarëve për kritikat se nuk ka pasur debat të gjerë rreth miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kryeministri Zaev theksoi se pushteti është i hapur për kritika, por vetë prolongimi i miratimit të këtij ligj, është shans për hapjen e një debati edhe më të gjerë për këtë çështje.

Siç e shihni, donim që ta miratojmë para zgjedhjeve, por obstruksionet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta dhe nuk kemi problem, do të vazhdojë ai debat. Ja të shfrytëzohet mundësia, debati le të vazhdojë tërë kohën deri në momentin e miratimit të vetë ligjit. Për ne, kufijtë janë vendosur, ai të jetë në përputhje me kushtetutën dhe të jetë nevojë e vërtetë për qytetarët e bashkësive më të vogla, gjithsesi se më e madhe prej tyre është bashkësia shqiptare, por edhe për bashkësitë tjera më të vogla etnike. Gjithsesi çështjen: zyrtare – jozyrtare, Kushtetuta e ka definuar përdorimin e gjuhëve, madje edhe e ka qartësuar. Ne udhëhiqemi prej kornizës që quhet Kushtetutë e RM-së, dhe nevojës praktike, e jo prej tekeve – theksoi Zoran Zaev, Kryeministër i RM.

Zaev gjithashtu theksoi se miratimi i këtij ligji është pjesa e fundit e Marrëveshjes së Ohrit, por thotë se mbetet edhe implementimi i përfaqësimit të barabartë të bashkësive më të vogla etnike, për çka Maqedonia duhet të vazhdojë të punojë dhe të jep mesazhin e ndërtimit të një shoqërie të përbashkët, e cila do të jetë e rëndësishme për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat