Kryeministri Zaev premton zgjedhje fer dhe demokratike

Maqedonia

Kryeministri Zaev premton zgjedhje fer dhe demokratike

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:14
Zoran Zaev dhe Audrey Glover

Të gjitha institucionet e përfshira në procesin zgjedhor, duke përfshirë edhe partitë politike, duhet të japin kontribut për realizimin e zgjedhjeve të fer dhe demokratike, tha kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me kryesuesen e Misionit të OSBE-ODIHR për vëzhgim të zgjedhjeve lokale, Audrey Glover.

“Me përvojën nga zgjedhjet e organizuara në mënyrë të keqe nga e kaluara nuk guxojmë të lejojmë që për shkak të parregullsive zgjedhore të vendosim në pyetje synimet tone euro-atlantike, mbi të cilat punuam shumë gjatë muajve të kaluar për t’i përë reale mundësitë tona për integrim”, tha kryeministri Zaev.

Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE, Audrey Glover e informoi kryeministrin për aktivitetet e tyre aktuale në lidhje me procesin zgjedhor, si dhe për numrin e vëzhguesve afatshkurtë dhe atyre afatgjatë të OSBE, të cilët tanimë janë në terren dhe monitorojnë procesin e fushatës parazgjedhore. Ajo shtoi se para ditë së zgjedhjeve, Misioni do të përforcojë mbikëqyrjen e procesit me 200 vëzhgues shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat