Zaev: Përfundoi koha e kërcënimeve

Maqedonia

Zaev: Përfundoi koha e kërcënimeve

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 23:20
Zoran Zaev

Gazifikim të Aerodromit dhe Shkupit, mbështetje në sport, ulje të ndotjes, ajër të pastër, përmirësim të komunikacio0nit përmes ndërtimit të rrugëve të reja, ujësjellës të ri, sistem kolektor...., premtuan sonte para banorëve të Aerodromit lideri i LSDM-së dhe kryeministër, Zoran Zaev dhe kandidatët për kryetarë të Qytetit të Shkupit dhe të Aerodromit, Petre Shilegov dhe Zllatko Marin.

"Kërkoj mbështetje nga ju që ta vazhdojmë atë që së bashku e filluam. Thirrjen për fitore e dërgoi Aerodromi më 11 dhjetor të vitit 2016", tha Zaev dhe përkujtoi se koha e kërcënimeve përfundoi dhe se tani qytetarët do të votojnë lirshëm pa obstruksione, pa shantazhe dhe presione. Zaev para banorëve të Aerodromit premtoi mbështetje për bizneset e vogla sepse, siç tha, mu bizneset e vogla sjellin ekzistencë për të rinjtë dhe kjo është zgjidhje për problemet me papunësinë.

Se ka kredibilitet për atë që e flet, kryetari i LSDM-së tha se dëshmi për të është puna në tre muajt e fundit edhe pse, sipas tij, kanë hasur në shtet të rrënuar, si dhe buxhet në të cilin nuk ka para për pensione, për rroga, për mbrojtje sociale dhe shëndetësore.

"Menjëherë për tre muaj e gjysmë e stabilizuam buxhetin dhe ai tashmë nuk është i rerzikuar. E kthyem tarifën e lirë ditore, tetë milionë euro para lëshuam si kursime prapa drejt të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Për tre muaj e gjysmë i sollëm ligjin për rrogën minimale që paraqet 12.000 denarë. Me këtë ligj i hapëm spiralet e ngritjes së rrogave", tha Zaev.

Sipas tij, është e palejueshme që komuna Aerodrom, që është një nga thelbet më të mëdha urbane në kryeqytet të ketë probleme me ujin, kanalizimin, me ajrin e ndotur. Ai banorëve të Aerodromit u premtoi se prej 1 janarit kur në pajtim me ligjin e ri për sport që do të sillet do të vendosë vauçerë për ndihmë klubeve sportive, si dhe profesionistëve ashtu edhe kadetëve dhe ligave të shkollave.

Ai banorëve të Aerodromit u premtoi gazifikimin e qytetit të Shkupit dhe Aerodromit, e madje nëpër ndërtesat kolektive duke e vendosur edhe drejtpërdrejt sistemin kolektor i cili do të thotë ngrohje obsionale dhe prodhim i rrymës.

Kandidati për kryetar të komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, para bashkëqytetarëve të vet përkujtoi prë disa mangësi në komunë, të cilat, sipas tij, në shekullin 21 është turp të ndodhin. Ai i theksoi problemet me ujë të pijshëm, kanalizimin atmosferik.

Paralajmëroi se do të zgjerohen bulevardet "ASNOM" dhe "Fevruarski pohod", ndërlidhje të komunave Kisella Vodë dhe Aerodrom, dhe ndërtim të dy urave. Ai në mandatin e tij tha se do të ndërtojë dy kppshte të reja, shkollë të mesme dhe do të japë mbështetje financiare për të rinj deri në moshën 32 vjeç.

Kandidati i LSDM-së për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov para banorëve të Aerdromit tha se qëllimi i LSDM-së është të kthehet jeta në Aerodrom, Shkup dhe Maqedoni prë të gjithë qytetarët dhe porositi se nuk do të lejojë fëmijët t'i braktisin komunar në Maqeodni për shkak të politikave të papërgjegjshme.

"Do të ndërtojmë me plan. Në mënyrë sistematike do të sigurojmë ujë të pastër dhe ajër të pastër", tha Shilegov dhe shtoi se Shkupi do të bëeht qytet evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat