Zaev: Dëshirojmë të tregojmë si jetohet në shekullin XXI

Maqedonia

Zaev: Dëshirojmë të tregojmë si jetohet në shekullin XXI

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 22:23
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun e sotëm në Negotinë, tha se është e palejuar që në shekullin XXI, njerëzit të mos kenë ujë për të pirë.

Ai premtoi se do të ketë më tepër subvencione për bujqit, nga 2 denarë më tepër për kilogram rrush. Zaev ka thënë se ai është kryeministri i parë i cili vjen nga fshati dhe e dinë se cila është vuajtja e bujqve.

“Qëllimi ynë është të tregojmë se si jetohet në shekullin e 21. Kemi përzgjedhur jetë në Maqedoni, duhet të vazhdojmë së bashku, unë mundem vetëm me ju. Ne jemi të thjeshtë, njerëz të thjeshtë të cilët e duan Maqedoninë. Me përgjegjësi dhe me llogaridhënie do t’i udhëheqim komunat, çdo qytetarit do t’i shërbejmë. Kërkojmë përkrahje për numrin 19, për jetë në Negotinë dhe jetë në Maqedoni për të gjithë”, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Negotinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat