MASH: Grupet e punës për ndryshimin e ligjeve përbëhen nga persona kompetent

Maqedonia

MASH: Grupet e punës për ndryshimin e ligjeve përbëhen nga persona kompetent

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 17:50
Ilustrim

Ministria e arsimit dhe shkencës formoi grupe pune përfshirëse për ndryshime dhe plotësim të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm në të cilët janë kyçur persona kompetent nga institucionet shtetërore, arsimtarë dhe profesorë, organizata qytetare dhe sindikata, kumtoi MASH si reagim ndaj konferencës për shtyp të Valentin Manasievskit nga OBRM-PDUKM.

“Kuptojmë se procese të këtilla përfshirëse janë të pakapshme për OBRM-PDUKM-në, të cilët vendimet i sillnin me forcë dhe pa diskutime publike, duke e shtypur mendimin e lirë. Për këtë shkak, ata u përballën me protesta nga nxënësit e shkollave të mesme, studentët, arsimtarët dhe profesorët”, thonë nga MASH.

Nga MASH theksojnë se do të vazhdojë procesi i përmirësimit të cilësisë së arsimit në vend, duke thënë se mënyra ‘dyer të hapura’ do të jetë princip pune për këtë ministri sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohen zgjidhje të mira ligjore dhe mbrojtje e interesit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat