Zaev: Nuk ka vend për parregullsi zgjedhore, kemi detyrim për zgjedhje të pastra

Maqedonia

Zaev: Nuk ka vend për parregullsi zgjedhore, kemi detyrim për zgjedhje të pastra

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 10:13
Zoran Zaev

Në Maqedoni nuk ka vend për parregullsi zgjedhore dhe manipulime. Gjykoj çfarëdo qoftë lloji të dhunës në procesin zgjedhor dhe bëj thirrje në përmbajtje nga çfarëdo qoftë aktiviteti që mund të shkaktojë njollë në zgjedhje.

“Askush të mos mendojë që luajë me vullnetin e votuesve. Maqedonia siguron zgjedhje të lira dhe demokratike ku qytetarët pa presion e shprehin mendimin e tyre. Ne ndërtojmë shoqëri demokratike për të gjithë në Maqedoninë evropiane dhe prosperuese. E tillë është tashmë katër muaj, e tillë dhe do të jetë përgjithmonë”, theksoi Zaev. Kandidati për kryetar të Gjorqe Petrovit, Aleksandar Naumovski tha se në 12 vitet e fundit komuna është fundosur në çdo fushë, nuk ka pasur vend për kopshte, ka pasur mungesë të mbrojtjes shëndetësore dhe është shkatërruar sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat