Përplasen Lëvizja BESA dhe LSDM, për kush me kë ka bërë koalicion parazgjedhore

Maqedonia

Përplasen Lëvizja BESA dhe LSDM, për kush me kë ka bërë koalicion parazgjedhore

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 08:45
Zoran Zaev dhe Bilall Kasami

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Reçicë të Tetovës tha se Lëvizja BESA ka koalicion me VMRO-në që VMRO ta mbështet në Çair dhe Tetovë ndërsa BESA në Shkup

“VMRO ti mbështes në Çair dhe Tetovë, ndërsa BESA në Shkup” u shpreh Zaev.

Pas kësaj deklarate, vjen menjëherë nga kreu i Lëvizjes Besa, z.Bilall Kasami. "Me 15 Tetor, shqiptarët do t’ua japin përgjigjen meritore të gjithë mashtruesve si ju”.

“Z. Zaev, e kuptojmë misionin tuaj për të “ricikluar” politikanë të korruptuar të cilët deri dje i shpallnit bashkëpunëtorë të krimit. Por, të keni kujdes kur i drejtoheni Lëvizjes BESA sepse ne jemi Lëvizja që përfaqësojmë vullnetin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, e nuk jemi e nuk do të bëhemi kurrë si ajo parti që është vetëm shërbëtore e partive maqedonase dhe herë me zell iu shërben juve, e herë VMRO DPMNEsë, por gjithnjë në dëm të interesave shqiptare.", përgjigjet më tej kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat