Zaev: Do të furnizohemi me 20 inkubatorë të rinj me paratë e kursyera për reklama dhe fushata

Maqedonia

Zaev: Do të furnizohemi me 20 inkubatorë të rinj me paratë e kursyera për reklama dhe fushata

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 09:42
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë mbrëmë në Tetovë deklaroi se është sjellë vendim që të blejnë inkubatorë të rinj me 200.000 eurot e kursyera që janë bërë në bazë të shfuqizimit të marrëveshjes për reklama dhe fushata në CNN dhe heqjen e harxhimeve tjera që janë përdorur nga qeveria e mëparshme.

“Së bashku kemi siguruar 200.000 euro. Kemi filluar procedurë para Byrosë për furnizime publike, do të na japin pajtueshmëri dhe me të gjithë këto para do të blejmë 20 inkubatorë të rinj”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat