Asambleja e grave – ASH do t’i përkrahë gratë e prekura nga kanceri i gjirit në të gjitha format

Maqedonia

Asambleja e grave – ASH do t’i përkrahë gratë e prekura nga kanceri i gjirit në të gjitha format

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 18:59
Asambleja e grave – ASH

Sot Asambleja e grave pranë Aleancës për Shqiptarët, ka mbajtur një pres konferencë para medias, gjegjësisht për sensibilizimin e kancerit të gjirit,

Jakute Alimi nga APSH ka theksuar se muaji tetor shënon një muaj shumë të rëndësishëm për sa i përket shëndetit të grave. Bëhet fjalë, për muajin e ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit, i cili paraqet një sfide globale, një sfide edhe për shoqërinë tonë.
”Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në tërë botën.

Numri i grave të prekura në rrafshin global, poshtu edhe në RM-së është gjithnjë e më shumë në rritje. Shifrat për gratë e prekura nga ky lloj kanceri janë shqetësuese dhe alarmante, por fatkeqësisht reale. Në RM çdo ditë nga katër gra preken nga kanceri i gjirit. Ndërsa, nëse ju referohemi statistikave të vitit të kaluar janë zbuluar 1200 raste të reja të të prekurve nga kanceri i gjirit.

Fakti më shqetësues është se zbulimi i kësaj sëmundje bëhet në stadet më të avancuara, ku trajtimi bëhet shumë i më vështirë dhe në disa raste edhe i pamundur.Gjatë këtij muaji qëllimi është që të ngritet vetëdija tek gratë për rrezikun nga kanceri i gjirit. Duke dashur që ti inkurajojmë gratë që të ndërmarrin hapat e nevojshme për ekzaminimi e hershëm të kësaj sëmundje përmes ehos të gjirit, mamografisë dhe metodave të tjera të zbulimit të hershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat