Irena Popova nga VMRO-DPMNE: Qeveria e LSD ka lënë pa libra shkollat fillore

Maqedonia

Irena Popova nga VMRO-DPMNE: Qeveria e LSD ka lënë pa libra shkollat fillore

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 19:06
Irena Popova

Irena Popova nga VMRO-DPMNE në takimin e sotëm me gazetarët ka deklaruar se LSDM e ka zhdukur arsimin dhe krijoj kaos në procesin arsimor, sikurse tha 40 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor akoma nuk ka libra për nxënësit në numrin më të madh të shkollave në shtet.

“Qeveria e papërgjegjshme e LSD I ka lënë shkollat fillore pa libra, mungojnë 2674 libra në shkollat fillore në komunën Karposh, në Aerodrom 6446, në Prilep 4067 libra në Gostivar 5880 dhe kështu me radhë  edhe në disa komuna tjera” theksoi Irena Popova nga VMRO-DPMNE në pres konferencën e sotme.

Derisa sa qeveria ndan  dhjetëra mijëra euro për  furnizime me alkool dhe produkte tjera për ministritë kurse nuk mund të ndajë  mjete minimale për shtypjen e librave të cilët janë mjete për mësim të fëmijëve tanë. LSD  po e devalvon procesin edukativo arsimor dhe për 4  muaj sa është në pushtet ka stopuar një numër të madh të projekteve dhe ka shkretuar për 1.5 milion euro buxhetin I destinuar për arsim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat